Transmetuar më 24-02-2021, 11:22

Angelo Quinto, një 30-vjeçar amerikan, ish-anëtar i Marinën Detare me probleme të shëndetit mendor, vdiq pasi një polic shtypi me gju qafën e tij në tokë për pesë minuta.

Familja e veteranit, denoncoi incidentin, i cili kujton atë të afrikano-amerikanit, George Floyd. Familjarët e viktimës njoftuan policinë, sepse më 23 dhjetor ai po kalonte një krizë. Vdekja ndodhi tre ditë më vonë në spital.

Quinto, i palëvizur në tokë me gjunjë në qafë dhe këmbë të mbyllura, humbi ndjenjat dhe më pas u dërgua në spital, ku më vonë vdiq.

"Ai tha ‘të lutem mos më vrit’, ndërsa e shtynë për tokë. Ata e prangosën, e mbajtën njërin gju në qafë gjatë gjithë kohës që isha në dhomë", – thotë nëna e tij.

Gruaja shtoi se djali i saj ishte i qetë kur policia arriti në shtëpinë e familjes në Antioki, në lindje të San Franciskos.

Një video tregon burrin që qëndron pa lëvizur, me një fytyrë të përgjakur dhe duar të prangosura pas shpine.

Gruaja shpjegoi se ajo filloi regjistrimin e skenës, kur kuptoi se djali i saj kishte humbur ndjenjat. Familja ka bërë një denoncim kundër departamentit lokal të policisë, i cili do të ketë 45 ditë kohë për t’u përgjigjur.

Pas kësaj kohe, avokatët do të jenë në gjendje të paraqesin çështjen në gjykatat federale. /e.a/noa.al/

Burimi: Tgcom

Video: Heavy.com