Transmetuar më 24-02-2021, 10:08

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ose Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

Mësohet se në aksionin që po zhvillohet në AZHB, është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha, i cili është në këtë pozitë nga shkurti i vitit 2020.

Aksioni është duke vazhduar, ndërkaq pritet arrestimi i tetë zyrtarëve në këtë ministri.

Lajmin për ‘Telegraf’-in e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Baki Kelani i cili tha: “Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”. /e.a/noa.al/