Transmetuar më 23-02-2021, 23:01

I ftohti ekstrem që goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës javët e fundit nuk ka kursyer as një nga zonat më të njohura turistike, ujëvarën e Niagarës.

E ndodhur në afërsi të kufirit me Kanadanë, ujëvara më e njohur në botë ka ngrirë thuajse plotësisht.

Një shfaqje që përsëritet thuajse çdo vit dhe çdo herë i lë pa frymë spektatorët me fat.

“Skulpturat nga akulli, malet me dëborë dhe ngjyrat që reflektohen, e bëjnë peizazhin vërtetë përrallor.