Transmetuar më 23-02-2021, 17:30

Zbulohet sozia e aktores me famë botërore Demi Moore.

Në rrjetet sociale janë ndarë foto që tregojnë ngjashmërinë mes Demi Moore dhe konkurentes në “Love Story”, Enxhell Lengo.

Vajza nga Gjirokastra e cila u vetëeliminua nga “Reality-show” para natës gjysmëfinale, siç tregohet edhe nga fotot në galeri, ka një ngjashmëri me Demi Moore kur aktorja ka qenë në moshën e saj, aq sa kjo ngjashmëri është bërë hit në rrjetet sociale.

Saimiri ndoshta për këtë arsye zgjodhi ta çonte Enxhell në kinema ku edhe panë filmin  “Ghost”, të cilën Enxhell e shoqëroi përmes emocioneve dhe lotëve.

Por në natën e spektaklit pas filmit që bëri bujë në vitet ’90 ajo vendosi të largohej papritur nga gara. /a.m/NOA.al