Transmetuar më 23-02-2021, 16:48

Një i moshuar gjendet i pajetë brenda banesës së tij në Durrës. Ai jetonte i vetëm dhe dyshohet se  kishte ditë që kishte ndërruar jetë.

Policia ka shkuar sot në banesën e tij ku edhe konfirmoi se 78-vjeçari me iniciale B.C, u gjet i pajetë.

Informacion paraprak i policisë:

Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.m/NOA.al

(Foto ilustruese)