Transmetuar më 23-02-2021, 15:59
Foto ilustruese

Një grua e moshuar është aksidentuar sot në lagjen 13, në qytetin e Durrësit.

72-vjeçarja me inicialet H. Xh u përplas nga një motor që drejtohej nga 21-vjeçari me inicialet F. T.

E lënduara është transportuar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

I riu ndërkohë u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap pak minuta më vonë dhe është shoqëruar në komisariat.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /k.k/noa.al/