Transmetuar më 23-02-2021, 15:05

Një nënë e re 22-vjeçare, e infektuar me Covid 19, ka sjellë në jetë foshnjën e saj në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, ndërsa ndodhet e intubuar, në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve mediatike, në lindje kanë asistuar edhe mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë..

Mësohet se ajo ka qenë në muajin e fundit të shtatzwnisë, ndërsa lindja është bërë e mundur vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

Një ditë më parë humbi jetën një 28-vjeçare nga Elbasani, e cila ishte gjithashtu shtatzënë.

Mjekët, pasi kanë parë komplikacionet e të vajzës, kanë vendosur që lindja e foshnjës të bëhej në muajin e shtatë të shtatëzënisë.

Ajo për fat të keq ka humbur jetën, ndërsa fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore. /e.a/noa.al/