Një person i jep fund jetës, u gjet i varur në banesë
Transmetuar më 23-02-2021, 14:13

Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

E ndiera, i identifikuar me inicialet Sh. B, u gjet e varur në banesën e saj në Shkozë, Tiranë.

Policia thotë se nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune, përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar 40-vjeçaren të vetëflijohet.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj. /k.k/noa.al/