Transmetuar më 23-02-2021, 14:01

Ditë paniku për Kristiano Ronaldon dhe partneren e tij, Georgina Rodriguez. Macja e tyre Pepe, në fakt u përplas nga një makinë në Torino, duke u dëmtuar rëndë.

"Ajo ishte pothuajse duke ngordhur, – i tha modelja revistës spanjolle ‘InStyle’, – dhe pas një muaji e gjysmë në kujdes intensiv në veterineri, ne vendosëm ta dërgojmë në shtëpinë e motrës time, Ivana në Spanjë që të kujdeset për të. Tani Pepe është duke e rimarrë veten".

Macja është një ekzemplar shumë i çmuar i racës ‘Sphynx’, me vlerë 2,500 euro. Pepe, emri i të cilës në mënyrë rastësore përkon me atë të ish-shokut të tij të skuadrës te Real Madridi, iku nga shtëpia dhe përfundoi nën rrotat e një makine në rrugë.

"Kjo më shkaktoi një frikë të madhe", tha përsëri Georgina, partnerja e yllit të futbollit botëror.

Vendimi për të transferuar macen në Spanjë, për t’i lejuar asaj një shërim të plotë, u mor nga vetë modelja, e cila nuk donte që Pepe të rikuperohej në shtëpi me fëmijët e Ronaldos.

"Ata nuk e kuptuan që ishte e sëmurë dhe donin të luanin me të," shpjegoi partnerja e Cr7. /e.a/noa.al/