A do kandidojnë për deputetë? Rama mban në ankth ish-ministrat e tij   
Transmetuar më 23-02-2021, 12:59

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama, ka theksuar se në lidhje me emrat e personave që do të jenë pjesë e listës së kandidatëve, përgjegjësinë kryesore e kanë drejtuesit e qarqeve.

Rama ka sqaruar se, për ish-ministrat e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Sandër Lleshaj dhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, do të vendosin përgjegjësit e qarqeve nëse do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë ose jo.

"Të gjithë janë në trupën prej ku do të bëhet dhe seleksionimi, drejtuesit e qarqeve kanë dhe përgjegjësinë të bëjnë draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku dhe më pas kjo listë do të miratohet nga kryesia e PS-së. Unë pres prezantimin e të gjithë kryetarëve të qarqeve dhe më pas do të behet dhe miratimi”, është shprehur Rama. /e.a/noa.al/