Transmetuar më 23-02-2021, 08:05

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Laç-Kurbin, ku për pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar me inicialet R.Z.

Sipas policisë, viktima ka humbur kontrollin e mjetit të tij, tip "Opel", duke dalë nga rruga dhe për fat të keq ka ndërruar jetë.

"Në aksin rrugor Laç-Patok , drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen", – thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /e.a/noa.al/