Transmetuar më 22-02-2021, 23:57

Një aksident me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Greqi.

Një 42-vjeçar vdiq tragjikisht mbrëmë pas një aksidenti me makinë në Halkidiki.

Ngjarja ndodhi pak jashtë Ierissos.

Nën rrethana të paqarta, automjeti i drejtuar nga 42-vjeçari shqiptar, doli nga rruga dhe goditi një pemë.

Përplasja ishte e fortë dhe me pasoja fatale për shqiptarin, emrin e të cilit nuk e bëjnë të ditur mediat greke.

Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë./noa.al/