Transmetuar më 22-02-2021, 19:30

Marjana Kondi feston sot 60 vjetorin e lindjes.

Artistja mjaft e dashur e humorit ka marrë shumë urime nga miq e të afërm, si dhe dhurata të ndryshme për t’i zbukuruar ditën e lindjes.

Një nga dhuratat që tërhoqi më shumë vëmendje ka qenë ajo e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka dërguar aktores një shishe verë të kuqe.

Në foton e publikuar nga vetë Marjana Kondi, aktorja shihet e ulur në një karrige dhe me shishen e verës në duar, të cilën ia ka dërguar kryeministri në këtë ditë të veçantë për të.

“Mirënjohje dhe falenderime Z.Kryeminister qe ne ditën time te lindjes 60-ta ,te me respektoj me një dhurate simbolike si shenje vlerësimi për kontributin tim ne skene dhe ne kinematografi”, ka shkruar Marjana krahas fotos me shishen e verës, dhuratë nga Rama.

/a.m/NOA.al