Transmetuar më 22-02-2021, 16:54

Vijon “lufta” në distancë mes Presidentit Meta dhe mazhorancës.

Kreu i shtetit ishte sot në Vlorë, ku tha se në 25 prill shqiptarët do votojnë, me pasaporta apo me shpata.

Oligarkia, tha Presidenti, do të rrëzohet në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Me pasaporta, me shpata, me karta çdo shqiptar do shkojë të votojë në 25 prill. Oligarkia do rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do ngrihet në këmbë se shqiptarët e kanë kuptuar që fuqia e tyre është vota, që e kanë nënvlerësuar deri tani.

Drejtorët e hipotekave çdo jave në Vlorë kush i ka ndërruar?

Po të udhëtoni nga Dhërmiu në Orikum çdo dëgjoni nga pronarët e ligjshëm për ato padrejtësi, apo dëme të jashtëzakonshme për arsye të ndryshme. Presidenti është i keq se nuk mban anën e oligarkëve.

Ne e kemi të qartë që presidenti është një armik i oligarkisë dhe është i lumtur për këtë. Presidenti fton të gjithë qytetarët që ta kuptojnë, që oligarkia është armiku i tyre kryesor”, tha Presidenti. /k.k/noa.al/