Transmetuar më 22-02-2021, 15:36

Është një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, dhe disa prej lojtarëve të mëdhenj janë frymëzuar prej tij.

Bëhet fjalë pë Pele, braziliani që mahniti botën në epokën e tij, duke u konsideruar si një makineri golash.

Në një intervistë dhënë së fundmi për Netflix, ai ka thënë se nuk e di se sa fëmijë ka.

"Sinqerisht, kam pasur disa marrëdhënie, disa prej të cilave rezultuan me fëmijë, por këto i kam mësuar më vonë”, ka thënë Pele.

Mes tyre është edhe Sandra Machado, të cilën Pele nuk e njohu kurrë, edhe pasi gjykatat vendosën atësinë e saj në 1996.

Sandra, e cila vdiq nga kanceri në 2006, erdhi në jetë pas lidhjes së dashurisë me shërbëtoren Anisia Machado. /k.k/noa.al/