Transmetuar më 22-02-2021, 15:07

Burbuqe Selamaj, 60 vjeç e cila jeton në një fshat të Urës Vajgurore.

Burbuqja jeton me bashkëshortin, djalin e saj të vetëm dhe tre fëmijët e tij në një shtëpi të vjetër me kushte të vështira.

Djali është 34 vjeç. Para 11 vitesh, ai u martua me mblesëri me një vajzë me të cilën sollën në jetë 3 fëmijë, përkatësisht një vajzë 10 vjeç, e cila është në shkollë dhe dy djem binjakë, secili 6 vjeç e gjysmë.

Nusja e Burbuqes, sipas saj, vazhdimisht ka qenë e papërgjegjshme.

Nuk kujdesej për fëmijët dhe kishin shpesh debate dhe sherre në shtëpi.

Madje, nusja është larguar disa herë nga shtëpia, deri herën e fundit që u largua para 20 ditësh dhe nuk është kthyer më.

Burbuqe Selamaj ka rrëfyer historinë e nuses së djalit të saj teksa ishte pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, përballë gazetares Mirela Milori. Edhe pse me vështirësi, ajo pranon se nusja sillte shpesh herë probleme në familje dhe kishte probleme në aspektin moral. Shpesh herë i tërhiqte vëmendje djalit se nusja po sillet keq, por ai nuk e dëgjonte. Para 20 ditësh nusja la burrin dhe fëmijët në gjumë dhe shkoi në hotel me një tjetër.

Kur bashkëshortit i del gjumi në orën 4 të mëngjesit shikon se ishte kyçur brenda me fëmijët dhe ajo ishte larguar.

Shqyen derën dhe del jashtë, ai mendonte se ndoshta kishte shkuar të mbytej, por Burbuqja nuk e besoi këtë version sepse e njihte shumë mirë nusen e saj.

Ajo tregon se paradite djalin e saj e ka marrë në telefon personi që kishte fjetur në hotel dhe i tha që nusja e tij ka qenë me të gjithë natën.

Gruaja e moshuar tregon se djali tani ka nisur procedurat për divorcin dhe fëmijët nuk e duan më të ëmën pasi kanë dëgjuar për ndodhitë.

Pjesë nga biseda:

Ku e gjetët pastaj?

Burbuqe Selamaj: Mori në telefon boti që e kishte patur në hotel në orën 11 e 30.

Njeri me të cilin kjo kishte qenë në hotel mori në telefon?

Burbuqe Selamaj: Po me telefonin e kësaj, e tha Gerti unë jam filani dhe djali i thotë çne me telefonin e gruas time ti, tha ishte në hotel me mua, tani po vjen lart. Djali e pyet po çne ti e ai tha ajo erdhi me mua në hotel. Të gjithë shkuan në komisariat, djali, afërmit tanë dhe të nuses dhe personi që kishte shkuar në hotel me nusen. Njerëzit tanë i thanë që mos e marrë më, unë i thashë djalit që ajo nuk ka më nder të vije tek ty. Djali tha që ka ikur dhe herë të tjera, por mua më ka lënë në gjumë. I thashë ti në gjumë ke qenë dhe je akoma.

Çfarë ndodhi më pas?

Burbuqe Selamaj: E mori prapë djali në shtëpi, e solli në darkë që mos e shikonin njerëzit, të nesërmen edhe shefi i krimeve dhe inspektori i zonës, e morën në polici. I thashë mos ma sillni më këtu, le që la tre fëmijë të mbyllur, i bllokoi, por djali mund të revoltohej se thoshte do ta vras. I thashë sa të më merrni brenda djalin, merreni këtë. Ku ta çojmë thanë ata, i thashë e keni numrin e telefonit të atij zotërisë? Merreni atë botin dhe të vijë ta marrë ai. E morën dhe ia dhanë atij botit.

Është me atë tjetrin?

Burbuqe Selamaj: Po, fëmijët tha nuk i dua gjallë në botë, i braktisi. Djali ka nisur procedurat për divorcin.

Djali e ka pranuar pavarësisht se çfarë ka ndodhur e ka bërë për hatër të fëmijëve apo e ka dashur atë?

Burbuqe Selamaj: E ka bërë për hatër të fëmijëve. I tha dhe shefi i komisariatit ta marrë boti ta mbajë gjithë natën në hotel dhe ta marrësh ti? Unë s’do e pranoja bashkëshorten./a.m/NOA.al