Transmetuar më 22-02-2021, 12:20

Ka tentuar të vetëvritet në qelitë e paraburgimit të Shënkollit në Lezhë, Mhill Gega, 60-vjeçari, i cili më 17 shkurt në fshatin Bungaj të Mirditës aksidentoi për vdekje me makinë ish-kolegun e tij, Mark Gjeta

Lajmi konfirmohet nga vetë familjarët, të cilët thonë se ai ka tentuar të presë damarët e dorës dhe është dërguar për mjekim ne spital.

Mhill Gega akuzohet për vrasje me dashje dhe ndaj tij Gjykata e Lezhës të shtunën ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’.

Gega e ka pranuar krimin, por ka nënvizuar se nuk ka dashur ta aksidentojë për vdekje me makinë ish-kolegun e tij të punës. /e.a/noa.al/