Transmetuar më 22-02-2021, 10:36

Një burrë i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është asfiksuar nga tymi, për shkak të zjarrit të rënë banesën e tij.

Policia thotë se sot, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, të Bashkisë Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th.Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /e.a/noa.al/

Foto ilustruese