Transmetuar më 22-02-2021, 09:05

Policia e Krujës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më datë 17.02.2021, në një lokal në Fushë Krujë, ku një i ri, u godit me sende të forta nga katër persona të maskuar dhe të armatosur.

Sipas policisë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori kryesor i dyshuar për këtë ngjarje, një 34-vjeçar i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë që është ndaluar dhe një 31-vjeçar që fshehu mjetin e përdorur nga autorët.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit G. K., 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas dyshohet se kanë hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit E. E., 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.

Në këtë mënyrë, është ndaluar shtetasi G. B., 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. /e.a/noa.al/

Video tronditëse, i riu dhunohet në lokal nga njerëz të armatosur dhe të maskuar