Transmetuar më 22-02-2021, 07:51

Dita e sotme do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat malore dhe të ulëta, duke lënë vetëm zonat e ultësirës perëndimore në ndikimin e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -3°C, deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det një dallgëzim që shkon deri në 2 ballë. /e.a/noa.al/