Transmetuar më 21-02-2021, 18:46

Një vajzë 31-vjeçare në Danimarkë ka zgjedhur që të jetojë pa asnjë kompleks, edhe pse vetullat i janë bashkuar, apo ka qime edhe në fytyrë.

Eldina Jaganjac, nga Kopenhaga, është përballur edhe me reagimet e njerëzve në rrugë, të cilët i kanë thënë se “duhet të rruhet”.

Ajo u irritua nga fakti që gratë shpenzojnë më shumë kohë dhe para për të ruajtur pamjen e tyre përmes heqjes së qimeve.

Kështu që, në Mars të vitit 2020, ajo ndaloi që ta bëjë vetë diçka të tillë.

Asaj nuk i intereson se si duket apo çfarë mendojnë të tjerët më shumë për të.

"Krahasuar me burrat, nga ne pritet të shpenzojmë shumë më shumë kohë dhe para për pamjen tonë vetëm që të konsiderohemi vizualisht të pranueshëm në shoqëri, veçanërisht kur jeni në hapësira publike”, ka thënë 31-vjeçarja.

Burimi i lajmit: https://www.mirror.co.uk/