Transmetuar më 21-02-2021, 18:08

Një vajzë e vogël është përfshirë në aksident pasditen e sotme.

Ngjarja është raportuar në Bathore, në periferi të Tiranës, ndërsa mësohet se është përplasur 5-vjeçarja me inicialet E. T.

E mitura u godit nga automjeti që drejtohej nga shtetasja me inicialet I. M.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.5, për veprime të metejshme hetimore, ndërsa e  vogla ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/