Transmetuar më 21-02-2021, 17:08

Një person është gjetur pa jetë brenda banesës së tij.

Ngjarja është raportuar në lagjen 17 në qytetin e Durrësit.

Mësohet se personi që kishte ndërruar jetë është Bajram Cani.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se i ndieri kishte disa ditë që kishte humbur jetën.

Policia thotë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se burri ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Bajram Cani është babai i biznesmenit Plarent Canit, i vrarë në vitin 2013. /k.k/noa.al/