Transmetuar më 21-02-2021, 15:05

Një banesë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët si pasojë e gazit të bombolës.

Në shtëpi jeton vetëm e moshuara 74-vjeçe, Dete Osmani.

Kjo e fundit ndezi bombolën e gazit, e cila në moment u përshi nga flakët.

Zjarri u përhap në dhomë, por pa e lënduar gruan, e cila lajmëroi menjëherë komshinjtë.

Flakët u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit. /k.k/noa.al/