Transmetuar më 21-02-2021, 13:53

Makina del nga rruga dhe aksidenton dy të rinj në Tiranë.

Ngjarja ndodh te zona e njohur si 9-katëshet. Policia tha se makina drejtohej nga shtetasi me iniciale A.M, i cili aksidentoi një vajzë 22-vjeçe si dhe një 20 vjeçar.

Tiranë/Informacion paraprak”

Rreth orës 13:10, tek 9-katshet, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar, duke aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/a.m/NOA.al