Transmetuar më 21-02-2021, 12:32

Ashtu si shumë artistë të tjerë, edhe regjisori Pirro Milkani ka marrë dozën e parë të vaksinës anti Covid.

A i ka folur para mediave duke thënë se është shumë i kënaqur.

“Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë siç janë mjekët dhe infermierët. Unë them se kam këmbën e mbarë, për ata që janë mbi 80 vjeç”.

“Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më para gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, do t’i kthehem jetës normale me vaksinimin”– tha Milkani.

Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Roza dhe Dimitër Anagnosti, Sherif Merdani dhe artistë të tjerë mbi moshën 80-vjeç ishin ndër artistët e parë që morën sot vaksinën anti-Covid.