Transmetuar më 20-02-2021, 21:34
Një transplant veshke që Qëndrim Abazi, nga Kosova, bëri para tre vjetësh ka dështuar. Organi që iu dhurua nga nëna, nuk i bëri punë 27 vjeçarit nga Ferizaj.
Kështu, ai duhet t’i nënshtrohet sërish një operacioni të njëjtë, meqë i është përkeqësuar gjendja, njofton Klan Kosova.
Për transplantin e veshkës që tashmë ia dhuron bashkëshortja, familjes i duhet një shumë të cilën e ka të pamundur ta sigurojë.
Për këtë arsye ai po kërkon ndihmë nga të tjerët.
Ndiqni më shumë të dhëna në videon e mëposhtme: