Transmetuar më 20-02-2021, 20:32

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikaleshi i është rikthyer "kohëve të arta".

Kavajasi rezultoi vendimtar në fitoren 2-3 (me përmbysje) të Konyasporit në fushën e Malatyasporit, pasi realizoi dy golat për skuadrën e tij në momentin, kur po humbiste 2-1.

30-vjeçari u aktivizua titullar, duke shpërblyer besimin e trajnerit.

Cikalleshi ka luajtur në 19 ndeshje të kampionatit në këtë sezon, ndër të cilat 15 titullar, dhe ka realizuar tre gola.

Më poshtë golat:/noa.al/