Preu këmbët disa ditë më parë, ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur
Transmetuar më 20-02-2021, 15:14

Bota e futbollit italian është në zi për Mauro Bellugin, ish-lojtarin e Interit, Napolit, Bolonjës dhe Pistojezes, i cili u nda nga jeta mesditën e sotme në moshën 71-vjeçare.

Disa ditë më parë, Bellugi u bë shembull për forcën me të cilën përballoi humbjen e të dy këmbëve, të shkaktuar nga një sëmundje e gjakut, që iu përkeqësua nga edhe më shumë nga koronavirusi.

Ish-futbollisti i njohur italian u shtrua në spital nëntorin e vitit të kaluar dhe gjendja e tij erdhi duke u përkeqësuar javë pas jave, ndërsa në janar iu kërkua të pranojë prerjen e këmbëve, si e vetmja mënyrë për të mbijetuar.

“Koronavirusi përkeqësoi një sëmundje të gjakut ekzistuese dhe m’u kërkua të prisja këmbët, si e vetmja mënyrë për të jetuar. Pranova pa hezitim, pasi unë dua të jetoj. Mendoj se e kam zgjidhur momentalisht këtë problem”, – tha Bellugi pak ditë pas operacionit për prerjen e gjymtyrëve.

Atëherë bota e futbollit u solidarizua me të dhe klubi i Interit i ofroi një vend pune si drejtues në skuadër menjëherë pas daljes nga spitali, por Bellugi nuk ia doli të fitojë betejën me sëmundjen dhe sot mbylli sytë përgjithmonë. /e.a/noa.al/