Transmetuar më 20-02-2021, 12:07

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për artin shqiptar. COVID-19 i ka marrë jetën kolosit të poezisë dhe këngës arbëreshe në Itali, Zef Kakoca.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtari Ilir Shaqiri.

Kakoca prej disa ditësh ishte në betejë me Covid-19, betejë të cilën nuk arriti ta fitonte.

Kakoca është bërë i njohur si një nga njerëzit kryesorë që luftoi në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Itali. /e.a/noa.al/