Transmetuar më 20-02-2021, 11:52

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 60-vjeçarin Mhill Gega, i cili më 17 janar përplasi për vdekje me automjetin e tij 68-vjecarin Mark Gjeta.

Prokuroria e ka cilësuar ngjarjen vrasje me dashje. Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij në gjykatë autori është shprehur se viktima i doli para makinës dhe nuk mund ta shmangte dot.

“Tentova të frenoj, por ishte akull dhe makina më rrëshkiti. Ne i kishim zgjidhur më herët konfliktet e mëparshme”, u shpreh ai para gjykatës, duke mohuar se e ka përplasur me dashje.

Ngjarja e rëndë ndodhin pak ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës. autori dhe viktima kishin pasur konflikte prej një viti, pasi kanë punuar bashkë në një ndërmarrje elektrike. Ditën e ngjarjes ata kanë debatuar sërish. /e.a/noa.al/