Transmetuar më 20-02-2021, 11:16

Presidenti Ilir Meta ka replikuar pas deklaratave të kryeministrit Rama sot në Fier, ku ka ironizuar qëndrimet e presidentit për vaksinimin e personaliteteve.

Nndërkohë që ky i fundit ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook mesazhin e dhënë dje në konferencë shtypi.

Sipas Metës, qeveria është e shqetësuar nga mesazhet e presidentit dhe sipas tij, "duhet të tmerrohen të gjithë ata të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje".

“Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?! Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin”, shprehet Meta.

Më herët, nga Fieri, kryeministri iu përgjigj Metës lidhur me "shqetësimin për ndarjen klasore" në vaksinimin e personaliteteve të moshuara.

"Një filozof që shfaqet shpesh me qëndrime të hatashme thoshte genocid, presidenti thoshte ndarje klasore, diktaturë, Ilir Meta që të sqarohemi. Domethënë, është ndarje klasore që  një mbi 80 vjeç si Tinka Kurti të vaksinohet", tha Rama.

Prej disa ditësh, përplasjet dhe akuzat janë shtuar dhe ashpëruar edhe më shumë mes kryeministrit dhe presidentit. /noa.al/

Lexo edhe:

"Është diktaturë të vaksinosh Alfred Moisiun"?! Rama i përgjigjet Metës