Transmetuar më 20-02-2021, 08:37

Një 24 vjecar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka goditur një mjek në krye të detyrës.

Sipas policisë, në pranga në flagrancë ka rënë shtetasi me iniciale, L.B., pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali", – thuhet në njoftimin e policisë. /e.a/noa.al/