Transmetuar më 20-02-2021, 08:20

Grupi hetimor italian ka zbuluar gjurmë gjaku, që dyshohet se i përkasin çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, të vrarë dhe të masakruar në shtetin fqinj prej disa vitesh.

Mediat italiane raportojnë se policia është shumë pranë zbardhjes së ngjarjes, pasi besohet se gjurmët e gjakut mund të kenë ardhur nga larja e thikës ose sharrës së përdorur për copëtimin e trupave në lavamanin e shtëpisë në Fontana, ku banone me qira e dashura e djalit të tyre asokohe, Elona Kalesha.

Ndërkohë që seanca e së hënës ka shumë mundësi të shtyhet, pasi i biri i çiftit Pasho, Taulant Pasho, i dyshuar edhe ai për përfshirje në krim, gjendet i burgosur në Zvicër dhe nuk nuk mund të parqitet.

Gjurmët në apartament, mund të jenë të vetmet në vendin ku hetuesit pretendojnë se është kryer vrasja e dyfishtë.

Çifti shqiptar kishte mbërritur në Itali një muaj para zhdukjes nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre Taulantin, i cili do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015, por kontaktet e fundit të bashkëshortëve ndërpriten në datën 1 nëntor.

Sipas hetuesve me 2 nëntor të këtij vitit, që mendohet të jetë edhe dita e vrasjes së çiftit Pasho, Elona Kalesha priti prindërit e të dashurit të saj që kishin ardhur nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre, i cili do të lirohej pas 4 vitesh nga burgu pas dënimit për trafik droge.

Kujtojmë që çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në dhjetor të vitit të shkuar në 4 valixhe të shpërndara, pranë burgut në Solliciano, thuajse pesë vite pas zhdukjes së tyre. /e.a/noa.al/