Transmetuar më 20-02-2021, 08:00

Në prag të duelit që do të zhvillohet sot në mbrëmje kundër Rylan Charlton në Londër, boksieri shqiptar Florian Marku ka nisur "goditjet nën brez".

“Luftëtari” shqiptar, pas shtatë fitoresh u ndal në barazim në muajin dhjetor dhe tani synon të rikthehet te suksesi ndaj një boksieri që nuk e ka provuar shijen e humbjes.

Megjithatë, para sfidës, ai ka nisur "provokimet", siç ndodh rëndom në kësi rastesh mes boksierëve.

Ata janë ballafaquar mes tyre, aty ku nuk kanë munguar batutat dhe thumbimet. “Nuk kemi ardhur këtu për të vallëzuar, por për të luftuar“, deklaron Marku, teksa vjen edhe replika e britanikut.

“Nuk ke respekt për asnjë, sot do të mësoj se çfarë do të thotë respekt“, deklaron Charlton.

Por boksieri i dashur i shqiptarëve, vijon më tej: “Le ta shohim, me këto flokë nuk ke shanse të fitosh ndaj meje. Nuk je ndeshur kurrë me dikë si unë“. /e.a/noa.al/