Transmetuar më 19-02-2021, 22:53

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi që luan për ekipin skocez, Aberdeen, është kërcënuar me jetë.

Raportohet se 25-vjeçari, i cili u bashkua me Dons në formë huazimi nga skuadra zvicerane, St Gallen, u përball me një mesazh në rrjetet sociale të enjten mbrëma.

Një tifoz i Hibernian, skuadër që Kamberi kishte kaluar dy sezone ka kërcënuar me jetë futbollistin shqiptar.

“Mezi po pres ditën që do të ndërrosh jetë”, ishte mesazhi i tifozit të Hiberniani.

Hibernian,  ish-klubi i Kamberit,  po përpiqet të zbulojë identitetin e tifozit qëe i dërgoi mesazhin kërcënues, sipas medieve skoceze.

Florian Kamberi ka qenë pjesë e kombëtares U 21 të Zvicrës por është bërë pjesë e kombëtares kuqezi.

/a.m/NOA.al