Transmetuar më 19-02-2021, 20:13

Një i moshuar gjendet i pajetë buzë lumit, afër vendit të quajtur Ura e Bratit, në në Vlorë.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe identifikoi trupin e pajetë.

Sipas policisë, rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Bratit", është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/a.m/NOA.al