Transmetuar më 19-02-2021, 18:10

Një humbje tjetër në radhët e bluzave të bardha.

Mësohet se ka ndërruar jetë mjeku i mirënjohur i spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferri.

Mjeku u infektua me koronavirus në krye të detyrës.

Pas shtrimit në spital pavarësisht përpjekjeve të kolegëve,  Nazmi Xhaferri nuk mundi t’i mbijetojë virusit famëkeq.

Spitali i Gramshit, teksa bëri publik lajmin e trishto, thotë se Xhaferri u bë heroi i parë (me shpresën edhe i fundit) i personelit të bluzave të bardha në qytetin ku ai ushtoi profesionin.

Njoftimi i spitalit të Gramshit:

Te nderuar qytetar!

Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.

I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresen edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie.

Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone duke mos i harruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre.

Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshem per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat jane te paimagjinueshme.

Faleminderit per gjithçka!

U prefsh ne paqe!

/a.m/NOA.al