Transmetuar më 19-02-2021, 15:10

Një person në qytetin Dzerzhinsk të Rusisë mbeti pa fjalë kur në mes të rrugës u shfaqën disa qen me ngjyrë blu.

Ai arriti që të bëjë disa foto, pasi ishte hera e parë që shikonte qen të tillë.

Nga analizat që u janë bërë kafshëve, ka rezultuar se ngjyra blu është marrë si pasojë e kimikateve të një fabrike bakri në zonë.

Ekspertët e kafshëve që studiuan qentë thonë se ata nuk kanë pësuar efekte anësore përtej ndryshimit të ngjyrës, raporton Neësëeek. Kaninet u panë pranë qytetit rus të Zhershinsk, në një fabrikë që prodhonte pleksiglas dhe acid hidrokianik.

Shtatë prej qenve u dërguan në një spital veterinar për ekzaminim. Drejtori i qendrës veterinare, Vladimir Groisman, ka thënë se analiza e përgjithshme e gjakut dhe jashtëqitjeve të tyre tregoi nivele normale për të gjithë ata, duke përfshirë biokiminë e tyre, shkruhet në një artikull të nationalpost.com.

Dy nga qentë janë birësuar tashmë, dhe pjesa tjetër do të mbahet në qendër për një javë. /k.k/noa.al/