Transmetuar më 19-02-2021, 15:14

Helmoni akulloren për të vrarë princin George, djalin e madh të William dhe Kate. Ky ishte plani i çmendur i rrëfyer nga Sahayb Abu, 27-vjeçari i arrestuar në korrik me akuzat se kishte planifikuar një sulm terrorist që do të zbatohej në mes të pandemisë.

Burri përfundoi në pranga, pasi bleu një shpatë 46 cm dhe një maskë.

Sipas raporteve të "Sky News", Abu ia ka treguar detajet e planit për të shënjestruar familjen mbretërore, një oficeri policie.

Në fakt, plani ishte parashikuar të finalizohej nga një person tjetër, Husnain Rashid, i cili u dënua me 28 vjet burg në vitin 2018. Regjistrimi i bisedës u publikua gjatë gjyqit kundër terroristit.

"Ai donte të vinte në shënjestër fëmijën dhe për këtë arsye të gjithë familjen mbretërore, – dëgjohet të thuhet në përgjimin ambiental.- A e di se cili ishte plani? Të shkohet në marketin (‘Sainsbyry’s’) më të afërt dhe të hidhet helm në akullore. Familja mbretërore do të shkojë atje dhe do të blejë akullore dhe ka shumë të ngjarë që fëmija ta konsumojë". /e.a/noa.al/

Burimi dhe fotot: "Tgcom"