Transmetuar më 19-02-2021, 12:01

Ka shkuar në dy numri i të arrestuarve lidhur me operacionin e nisur një javë më parë kundër disa personave të akuzuar për shfrytëzim të prostitucionit në Tiranë.

Policia thotë se ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, T.M., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Sipas policisë, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. D, i arrestuar një javë më parë, me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase rumune, të cilat dyshohet se i janë shfrytëzuar seksualisht në rrugë me persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 2 numri i të arrestuarve. Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim  në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar një javë më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim T. M., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /e.a/noa.al/