Transmetuar më 19-02-2021, 10:29

Një konflikt mes disa personave raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin me iniciale J.M., i cili pas marrjes së mjekimit ka dalë nga spitali.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /e.a/noa.al/