Transmetuar më 19-02-2021, 10:09

Një sherr në familje ka degjeneruar në dhunë dhe plagosje në një banesë në Laprakë. Një 27-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas një konflikti në familje, Petrit Avdillari, 27 vjeç, ka qëlluar me thikë 3 herë kunatin e tij, Denis Ziu 29 vjeç, raporton ‘News24’.

Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Policia po punon për arrestimin e 27-vjeçarit. /e.a/noa.al/

Foto ilustruese