Transmetuar më 19-02-2021, 09:33

Makina e sekretarit të gjyqtares së arrestuar dhe të akuzuar për korrupsion (Enkeleida Hoxha), Igli Kani është djegur gjatë natës.

Sipas burimeve, automjeti ka qenë i parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët. Ai nuk është shkrumbuar plotësisht, por ka pësuar dëmtime serioze në pjesën e përparme dhe të pasme.

Bëhet fjalë për një automjet tip BMW Seria 1 që dyshohet se është djegur në qendër të Krujës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00.

Ndërkohë, gjyqtarja Enkeleida Hoxha është arrestuar javën e kaluar me akuzën e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës nga ana e SPAK, i cili kreu një valë ndalimesh të disa zyrtarëve në Gjykatën e Krujës.

"Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit", – thuhet në njoftimin e policisë. /e.a/noa.al/

Foto ilustruese