Transmetuar më 19-02-2021, 09:20

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale E.U., 22 vjeç, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë vëllain e tij, shtetasin L. U., 18 vjeç, të dy banues në Poliçan.

Sipas një njoftimi, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë shtetasit A. I., 15 vjeç, banues në Poliçan, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim. /e.a/noa.al/