Transmetuar më 19-02-2021, 08:10

Tre automjete të prakuara janë djegur gjatë natës në Lushnjë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të komisariatit të policisë në qendër të qytetit.

Mjetet ishin të parkuara në një zonë sigurie, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur rreth orë 3 të mëngjesit.

Dy prej mjeteve janë djegur plotësisht, ndërsa një tjetër ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, por pa u shkrumbuar.

Sipas burimeve paraprake, mjetet kanë qenë të parkuara pranë një magazine dhe dyshohet që shkak për përhapjen e zjarrit të jetë bërë shkëndija elektrike në njërën prej tyre.

Policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen. /e.a/noa.al/

Foto: Makinat e djegura në Lushnjë