Transmetuar më 19-02-2021, 07:55

Gjatë paradites së sotme, moti në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime, përjashtim bën vetëm skaji verior, i cili do ketë vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash nëpër territor, por pa rrezikuar reshje. Edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit, do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që ekstremumet ditore, të luhaten nga -5°C deri në 13°C. /e.a/noa.al/