Transmetuar më 18-02-2021, 14:52

Në burg, që nga mosha 15 vjeç për dy vrasje që ai pretendon se nuk i ka kryer, është kthyer të jetë një qytetar i lirë pas 68 vjetësh, kur dënimi i tij i përjetshëm u shpall anti-kushtetues.

Të gjithë të afërmit e tij kanë vdekur sot, por Joseph Ligon, 83 vjeç, një qytetar amerikan, ka bërë të ditur se ai dëshiron të jetojë vitet e tij që i kanë mbetur si një njeri plotësisht i lirë.

Me dënimin e pësuar, Ligon është i burgosuri i vetëm më i vogël që ka kaluar më shumë kohë pas hekurave.

Pothuajse shtatë dekada pas vendimit, më 11 shkurt, ai u lirua nga një burg federal si një njeri i lirë. Ishte dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në një seri grabitjesh dhe sulmesh me një grup adoleshentësh, që shkaktoi vdekjen e dy personave në Filadelfia në vitin 1953.

Pavarësisht nga dënimi, Ligon gjithmonë pretendonte se nuk ishte ai që i kishte shkaktuar vrasjet.

Lirimi i tij u bë i mundur falë angazhimit të avokatëve mbrojtës dhe projektit "Youth Sentencing & Reentry" (YSRP) në Filadelfia, i cili po punon ende sot për ta bërë kalimin e tij në jetën pas burgut sa më të qetë të jetë e mundur.

Ish-i dënuari është duke u përshtatur në një botë krejtësisht të re. "Përderisa bota ka ndryshuar që kur z.Ligon hyri për herë të parë në burg, ka ndryshuar edhe ai gjithashtu. Përvoja e tij e kthimit si një njeri i ri dhe i lirë, është vendimtare", tha Eleanor Myers, konsulente e vjetër në ‘YSRP’.

"Ai është tepër i gëzuar dhe i mahnitur nga ndryshimet që kanë ndodhur në Filadelfia që nga viti 1953, veçanërisht ndërtesat e larta. Megjithatë, ata që i mungojnë më shumë, janë njerëzit që la pas kur hyri në burg dhe nuk i gjeti më kurrë". /e.a/noa.al/

Burimi: Fanpage.it