Transmetuar më 18-02-2021, 14:35

Pas shënoi një dygolësh, në ndeshjen mes Barcelonës B dhe Prat (Segunda Division B (kategoria e tretë), sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj, u përball me një surprizë të pakëndshme kur u kthye në shtëpi, pasi pa, që hajdutët i kishin grabitur disa sende me vlerë dhe një shifër monetare.

Lajmi nisi të qarkullojë paraditen e sotme, ndërsa më vonë ishte vetë Manaj që konfirmoi vjedhjen, por theksoi se lumturia e tij e vërtetë është familja dhe jo sendet në kasafortë.

“Lumturia nuk ndodhet në kasafortë, por kur mbyll derën e shtëpisë dhe çdo gjë të mbush zemrën është aty. Familja ime. Ajo është pasuria më e madhe për mua, sepse gjërat më të rëndësishme në jetë nuk janë sende”, – shkroi Manaj në rrjetet sociale.

Sipas burimeve paraprake, dëmi që i është shkaktuar nga vjedhja në shtëpinë e tij në Spanjë nuk është i vogël: bëhet fjalë për tre ora të shtrenjta dhe 70 mijë euro cash. /e.a/noa.al/

Lexo edhe:

Tre ora luksoze dhe 70 mijë euro, vidhet shtëpia e futbollistit të kombëtares në Spanjë