Transmetuar më 18-02-2021, 10:50

Samira Zargari, trajnerja e ekipit kombëtar iranian të skive alpine për femra, nuk mund ta shoqërojë skuadrën e saj në Kupën e Botës për ski në Cortina, sepse burri i saj e ndaloi të largohej nga vendi.

Deri në momentin e fundit zyrtarët e federatës së skive u përpoqën ta bindnin burrin e saj për absurditetin e tij.

Sipas ligjeve në fuqi në Republikën Islamike, gratë duhet të kenë leje nga burrat e tyre për të pasur një pasaportë, por edhe nëse e kanë, burrat mund t’i ndalojnë ato të udhëtojnë.

Gazeta “Shargh”, duke cituar një burim të afërt, tha se zyrtarët u përpoqën deri në fund për ta zgjidhur këtë problem.

Lista e ekipit që u nis për në Itali, u publikua në faqen e internetit të Federatës Iraniane të Skive dhe u raportua se sportistët u shoqëruan nga Marjan Kalhor, një drejtues i vjetër i ekipit. /e.a/noa.al/

Burimi: Tgcom